KRIJIMI I VIDEOVE TË SHKURTRA MBI EKTREMIZMIN E DHUNSHËM DHE RRËFIMET E REHABILITIMIT
Data e shpalljes: 13.01.2023
Rreth nesh: Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) ka mbi 25 vite përvojë në ofrimin e shërbimeve psiko-sociale, ligjore dhe edukative për viktimat e dhunës dhe komunitetet vulnerabël. Në kuadër të projekteve për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm (CVE), LKGV po zgjerohet me shërbime të specializuara në institucionet e vuajtjes së dënimit, me qëllim rehabilitimin, riintegrimin dhe mbështetjen psiko-sociale të individëve të prekur.
- Përshkrimi i Punës dhe Detyrat Kryesore
Eksperti/ja do të jetë përgjegjës për krijimin e videove të shkurtra që adresojnë fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm dhe promovojnë rrëfimet e rehabilitimit dhe riintegrimit.
Ai/Ajo do të punojë ngushtë me ekipin e projektit për të konceptuar, xhiruar dhe montuar materiale audiovizive me ndikim, të cilat do të shpërndahen në platformat online dhe në aktivitete komunitare.
- Detyrat kryesore përfshijnë:
- Koncepimi i ideve dhe skenarëve për videot e shkurtra.
- Xhirimi dhe montimi i videove në përputhje me standardet e cilësisë.
- Përdorimi i rrëfimeve të rehabilitimit dhe integrimi i tyre në përmbajtje mediatike.
- Bashkëpunimi me ekipin për të përcaktuar mesazhet kryesore.
- Përshtatja e materialeve për shpërndarje në rrjetet sociale dhe kanalet e tjera komunikimi.
- Respektimi i afateve dhe garantimi i konfidencialitetit të materialeve.
Kriteret e aplikimit
Kandidatja/i duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të paktën 3 vite përvojë pune në prodhim audioviziv, veçanërisht në krijimin e videove të shkurtra.
- Aftësi të avancuara në përdorimin e programeve të montazhit (Adobe Premiere, Final Cut, DaVinci Resolve, ose të ngjashme).
- Kreativitet dhe aftësi për të përcjellë mesazhe komplekse përmes formateve të shkurtra vizuale.
- Njohuri mbi kontekstin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rehabilitimit në Shqipëri është avantazh.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin.
- Njohja shumë e mirë e gjuhës shqipe; njohja e anglishtes është avantazh.
- Mënyra e aplikimit:
Të interesuarat/it janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre brenda afatit të përcaktuar në adresën elektronike: [email protected] ose pranë zyrës në adresën: Rr. Muhamet Gjollesha, Nd. 122, H.4, Ap. 8, duke vendosur në subjekt të e-mail-it:
Aplikim për pozicionin: Krijimi I videove të shkurtra mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe rrëfimet e rehabilitimit”.
Aplikimi duhet të përmbajë: Kërkesë, Ofertë, CV të detajuar.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistës do të kontaktohen.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, ndërsa LKGV garanton mundësi të barabarta punësimi për të gjitha aplikantet/ët.Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve: 29.01.2023
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE