PR & COMMUNICATIONS OFFICER (ME KOHË TË PLOTË)
Dt. 24.09.2021
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) po kërkon një PR & Communications Officer për t’iu bashkuar ekipit të saj dhe për të mbështetur komunikimin, marrëdhëniet me publikun dhe prezantimin e organizatës në kuadër të projekteve të financuara nga GCERF.
Rreth nesh
Në kuadër të projektit të financuar nga GCERF, LKGV zbaton aktivitete të gjera informuese, advokuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit. Për të rritur ndikimin publik dhe për të forcuar komunikimin me komunitetet, partnerët dhe donatorët, organizata kërkon të angazhojë një profesionist/e në fushën e komunikimit dhe PR-it.
Përshkrimi i punës dhe detyrat kryesore
- Harton dhe zbaton planin e komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun për projektin dhe organizatën.
- Menaxhon faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të LKGV, duke krijuar përmbajtje tërheqëse dhe të rregullt.
- Përgatit dhe shpërndan komunikata për shtyp, buletine, artikuj dhe materiale promovuese.
- Koordinon marrëdhëniet me median dhe mbështet organizimin e konferencave, intervistave dhe eventeve publike.
- Mbështet ekipin e projektit në realizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe aktiviteteve advokuese.
- Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet e komunikimit dhe monitoron impaktin e tyre.
- Siguron që të gjitha komunikimet të reflektojnë vlerat dhe standardet e LKGV.
Kriteret e aplikimit
- Diplomë Bachelor dhe Master në Shkenca Komunikimi, Marrëdhënie me Publikun, Gazetari, Marketing ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune në komunikim, PR ose media (preferohet në sektorin e shoqërisë civile ose organizata ndërkombëtare).
- Aftësi të shkëlqyera shkrimi dhe komunikimi në shqip dhe anglisht. (Testimi i gjuhës do të kryhet nga LKGV).
- Njohuri dhe aftësi shumë të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale.
- Eksperiencë me programet bazë të dizajnit (p.sh. Canva, Photoshop ose programe të ngjashme) është e preferueshme.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyra të shumta paralelisht.
- Ndjeshmëri ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe sigurisë.
- Gatishmëri për të udhëtuar brenda dhe jashtë vendit sipas nevojave të projektit.
Mënyra e aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë në adresën elektronike: [email protected], ose të dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës në adresën: Rr. Muhamet Gjollesha, Nd. 122, H.4, Ap. 8, 1023, Tiranë:
- Një kopje të CV-së suaj
Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet: PR & Communications Officer.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen me e-mail ose telefon për intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Afati dorëzimit të aplikimeve: deri më datë 08.10.2021.
LKGV ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë kandidatët.
SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE
