• Follow Us:
  • 116 117
  • [email protected]
Hotline Albania
  • Home
  • Rreth Nesh
  • Aktivitete
  • Publikime
  • Ligje dhe Konventa
  • Kontakt
  • Siguria
  • Platformë Trajnuese
  • admin
  • 0 comments

THIRRJE PËR APLIKIM

PRODHIMI I NJË DOKUMENTARI MBI HISTORITË FRYMËZUESE TË RIINTEGRIMIT TË TË RIKTHYERVE NGA ZONAT E KONFLIKTIT

Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza (LKGV) shpall thirrjen për aplikim nga kompani audiovizive, studio prodhimi ose profesionistë të pavarur për prodhimin e një dokumentari, në kuadër të projektit të financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Data ee shpalljes: 23 gusht 2024

Qëllimi

Dokumentari do të sjellë histori frymëzuese të individëve të rikthyer nga zonat e konfliktit, duke treguar përpjekjet e tyre për t’u riintegruar në shoqëri, rolin e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve në këtë proces, si dhe shërbimet mbështetëse të ofruara nga organizatat partnere.

Objektivat kryesore

  • Të pasqyrojë shembuj të suksesshëm të riintegrimit dhe forcimit të reziliencës.
  • Të përcjellë mesazhe pozitive mbi shpresën, përfshirjen sociale dhe ndërtimin e një jete të re.
  • Të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mbështetjes së të rikthyerve dhe familjeve të tyre.
  • Të shërbejë si material advokues dhe edukativ për partnerët institucionalë, organizatat dhe publikun e gjerë.

Përshkrimi i punës

Ofruesi i shërbimit do të ketë përgjegjësi për:

  • Hartimin e konceptit dhe strukturës së dokumentarit në bashkëpunim me LKGV.
  • Realizimin e xhirimeve (intervista, pamje ilustrative, ambientale, aktivitete komunitare).
  • Montazhin profesional me narrativë të qartë dhe elementë vizualë tërheqës.
  • Përgatitjen e titrave në gjuhën shqipe dhe anglisht.
  • Dorëzimin e dokumentarit final në cilësi transmetimi (Full HD/4K).

Kriteret e përzgjedhjes

  • Eksperiencë e provuar në prodhimin e dokumentarëve ose materialeve sensibilizuese.
  • Aftësi për të trajtuar tema sociale dhe njerëzore me ndjeshmëri e profesionalizëm.
  • Njohuri mbi çështjet e riintegrimit dhe P/CVE përbën avantazh.

Afati i zbatimit

Dokumentari duhet të përfundohet dhe dorëzohet brenda 4 javëve nga nënshkrimi i kontratës.

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit duhet të dërgojnë në adresën elektronike [email protected] dokumentacionin e mëposhtëm:

  • CV profesionale ose prezantim i kompanisë/studios.
  • Ofertë financiare.

Në subjektin e e-mailit duhet të specifikohet: Aplikim për prodhimin e dokumentarit – Projekti GCERF

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është 08 shtator 2024.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. LKGV garanton mundësi të barabarta për të gjithë aplikuesit.

SHKARKONI OFERTËN FINANCIARE

oferta financiare templateDownload

Tags :

Uncategorized @sq

Search

Postimet e fundit

  • 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore | Ngjarja Hapëse në COD, Zyra e Kryeministrit
  • Hartimi bashkëpunimit shumëpalësh për Ndërtimin e Qëndrueshmërisë të Rinisë ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në Shqipëri
  • THIRRJE PËR APLIKIM
  • Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi takimin përmbyllës, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
  • Sa javë e rëndësishme ka qenë për P/CVE dhe R&R në Shqipëri!

Made with by Bozo Services © 2020 LKGV. All rights reserved.

  • Albanian