Trajnim për Shërbimin e Provës mbi menaxhimin e rasteve
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi një trajnim me Degën Territoriale të Shërbimit të Provës në Tiranë mbi mekanizmat e referimit dhe menaxhimin e rasteve të grave të rikthyera pas ndërprerjes së asistencës.
Trajnimi synoi të përmirësojë koordinimin institucional dhe të rrisë efektivitetin e ndërhyrjeve për mbështetjen e grave në situata vulnerabël.