24 studentë morën pjesë në workshopin “Dhuna me Bazë Gjinore, Dhuna në Familje dhe Dhuna Digjitale”, organizuar në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit.
Gjatë workshopit, pjesëmarrësit diskutuan dhe reflektuan mbi format e ndryshme të dhunës dhe ndërtuan së bashku strategji konkrete për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e tyre.
Aktiviteti synoi të fuqizojë të rinjtë përmes edukimit dhe ndërgjegjësimit, duke i pajisur me njohuri dhe aftësi për të kontribuar në një shoqëri më të sigurt.
Mesazhet kryesore të aktivitetit ishin: edukimi është mbrojtje, ndërgjegjësimi është fuqi, dhe të rinjtë janë zëri i ndryshimit.
