Në krye të 6 muajve çdo qytetar/e, prind i shqetësuar, institucion arsimor do të mund të aksesojë të dhënat e këtyre grabitqarëve seksualë në regjistër, i cili shërben si një mjet i rëndësishëm monitorues dhe parandalues.
Sot, në ditën kur vrasësi i Mateos, vogëlushit të Fierit del para gjykatës për t’u përballur me akuzat ndaj tij, 22,000 qytetarë që firmosën peticionin, 28 organizata të shoqërisë civile dhe ekspertë ligjorë që në baza vullnetare ndërmorën nismën dhe hartuan projektligjin, e dinë se regjistri që mbështetën do të bëhet realitet dhe ka fuqinë të parandalojë të tilla raste në të ardhmen.