Në kuadër të projektit “INCLUSSIVE – Kapacitete të përmirësuara dhe inovative të njësive vendore për integrim të suksesshëm social të subjekteve në nevojë,” Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza zhvilloi trajnime me të rinjtë dhe gratë e komunitetit në Kamëz, mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian.
Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza ka zhvilluar një seri trajnimesh me të rinjtë dhe gratë e komunitetit në Kamëz më qëllim informinin rreth mundësive në tregun e punës dhe përgatitjen për punësim. Trajnimi 8-ditor me të rinjtë dhe gra të komunitetit ka patur në fokus njohjen me kuadrin ligjor dhe mosdiskriminimin ne vëndin e punës, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, rëndësinë e përgatitjes së CV-së, pregatitjen e letrës së motivimit, procesi i intervistimit, eksplorimi dhe njohja e vlerave personale, marrja e vendimeve, negocimi dhe zgjidhja e konflikteve, barazia gjinore dhe mosdiskriminimi në vendin e punës, rendësia e një mjedisi sa më të shëndetshëm në vëndin e punës.
Pjesëmarrësit janë shprehur të lumtur për rëndësinë e marrjes pjesë në trajnime të tilla dhe efektshmërinë që kanë në pregatitjen për tregun e punës.